About

Home  / About

Rreth Dielli Real Estate

Dielli Real Estate është një emër i ri në tregun Imobiliar shqiptar, një ide e re vizionare për të ndërtuar një kompani  dhe një markë 100% shqiptare. Ky emër është zgjedhur me shumë dashuri për të përcjellë dritë dhe rrezatim  në shtëpinë e secilit klient që zgjedh të  bashkëpunoje me ne. 

Eshtë konceptuar nga bashkëpunimi i eksperiencës 15 vjecare në fushën e shitjeve prej të cilave më shumë se 2 vite në tregun imobiliar. Ideja lindi në fillim të vitit 2021 dhe në Tetor të po këtij viti filloi të marrë formë. Në një kohë relativisht të shkurtër, u ka shërbyer me dhjëtra klientëve me përkushtim, duke kryer një sërë transaksionesh si në fushën e qiradhënieve ashtu edhe në atë të shitjeve. 
Nëpërmjet strategjive, rregullave, cilësisë së shërbimit, korrektësisë, mbrojtjes dhe përkujdesit të vecantë për klientët tanë, ne kemi objektiva dhe vizion zhvillimi dhe zgjerimi në tregun shqiptar brenda dhe jashtë kufijve dhe në plan më afatgjatë edhe më tej. 

Dielli Real Estate kërkon të sjellë risi në tregun Imobiliar, duke qënë së pari bashkëpunuese me të gjithë kompanitë e tjera të reja apo më të vjetra në treg. Gjithashtu kërkon të afrojë rreth saj bashkëpunetorë afatgjatë, duke u ofruar atyre mbështetje dhe lehtësi për të depërtuar në treg dhe në marrëdhënie të mirëfilltë ortakërie. 

Suksesi I menjëhershëm ka ardhur si pasojë e eksperiencës, punës së palodhur, respektimit dhe përkushtimit ndaj klientëve tanë, besimit tek partnerët, mbështetjes së klientëve tanë të kënaqur, respektimit të parimeve tona drejtuese etj… 
Dielli Real Estate, do të punojë me përkushtim dhe do të angazhohet që të shërbejë me cilësi, integritet, dhe të mbrojë interesat e klientëve që zgjedhin të blejnë, shesin, apo të marrin apo japin me qira pronën e tyre me ne! 
Përkushtimi ynë maksimal dhe besimi tek ideja jonë Diell, ka si qëllim të mbledhë rreth vetes, klientë, miq, që do ti mbështesë dhe trajtojë me respekt dhe nderim! 
Eshtë gjithashtu prioritet për ne të rrisim cilësinë e shërbimit në tregun imobiliar, duke mbështetur partnerët tanë të rinj me informacion, trajnim profesional, bashkëpunim me kolegë dhe miq nga shtete të tjera, për të ndarë eksperienca dhe për të përmirësuar gjithnjë e më shumë shërbimin dhe qasjen ndaj klientëve tanë. Gjithashtu do të përkushtohemi maksimalisht të rrisim vlerën dhe vëmendjen e njerëzve ndaj agjensive imobiliare që ti shikojnë si mbështetje dhe zgjidhje në rastin kur do të duan të blejne apo shesin! Gjithashtu do të japim një kontribut të madh në edukimin me rregullat dhe procedurat në tregun imobiliar.

Fjalët Kyce në Kompanine tonë janë, Bashkëpunim, Integritet, Përkushtim, Pasion, Cilësi, Zgjidhje, Mbështetje, Shërbim, Respekt, Marrëveshje, rritje, Profesionalizëm, Dashamirësi, Njohuri, Rezultat! Ne do të bëjmë më të mirën për ju dhe nderohemi me vlerësimin që ju jepni për ne! Mbështetja juaj është e cmuar për Diellin!

Me Respekt & Sinqeritet 
DIELLI REAL ESTATE 

Pse Na Zgjodhët Ne

Ne ofrojmë shërbim të plotë në çdo hap

Sherbimet

Ne kujdesemi per klientet tane dhe u sherbejme me profesionalizem ne shitjen, blerjen, marrjen apo dhenien me qira te pronave si shtepi, vila, apartamente, toka, trualle, ambiente biznesi, zyra, dyqane etj… Gjithashtu jemi te gatshem te ndihmojme ne vleresimin e pasurive te paluajtshme, keshillojme ne lidhje me kerkesat per tregun, cmimet, zonat, mundesine e shfrytezimit te ambienteve etj.Ne bashkepunojme me individe dhe ndertues me eksperience per te sjelle tek ju pronat me te mira. Shume shpejt do te vijme me nje sherbim te ri trajnimesh profesionale te kompletuara me paketa njohurish dhe mbeshtetjeje zhvillimi ne disa drejtime personale dhe profesionale, ne bashkepunim me shkollat me te mira evropiane ne kete drejtim.

Lexo me shume Lexo me pak

Vizioni

Te ndertojme nje kompani me zyra ne gjithe Shqiperine dhe me tej, me sherbim profesional te standarteve me te larta ne tregun imobiliar per klientet tane, duke I mbeshtetur ata me konsulence ne te gjitha sherbimet qe lidhen me pronat, vleresime, banke, siguracione etj dhe partneret tane me trajnime profesionale te nivelit nderkombetar!

Lexo me shume Lexo me pak

Bashkepunimi

Ne jemi te hapur gjithnje per te mbledhur rreth vetes partnere te rinj, te cilet do te gjejne te ne se pari, Besim, Bashkepunim, Profesionalizem, Trajnim dhe mbeshtetje per rritje profesionale, Mbeshtetje per te krijuar bazat e punes, largpamesi dhe vision, nje rruge te gjate per tu ndjekur, partneritet dhe korrektesi, hapesire zhvillimi, frymezim dhe mbeshtetje per zgjerim etj…. Nese keni deshire te punoni ne real estate, ky eshte vendi ideal, ku do te keni mundesine te bashkepunoni dhe te mesoni nga me te miret ne profesion, zhvillim personal, vizion, pozitivitet, integritet, miresi dhe dashamiresi!

Lexo me shume Lexo me pak