Znj. LLeshaj ka studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë dhe Letërsi Italiane, Mësuesi & Përkthim. Është specializuar në Universitetin për të Huaj në Perugia në këtë drejtim. Gjithashtu ka kryer një Master në Studimet Europiane pranë Universitetit të Tiranës sipas Programit Cards të Komisionit Europian. Eshtë certifikuar si LIFE COACH dhe ka spikatur si një nga Liderat Organizative mjaft aktive dhe të suksesshëm për shumë vite me radhë, në drejtimin dhe udhëheqjen e individëve të pavarur drejt një ideje të përbashket zhvillimi nëpërmjet shitjes dhe marketingut, në bashkëpunim me një nga kompanitë më të mëdha në Evropë me aktivitet në Shqipëri. Gjithashtu ka qënë një ndër trajnueset më aktive në të gjitha aktivitetet akademike të Organizatës. Me eksperiencë shumë të pasur, duke filluar qe nga viti 2001, në fushën e biznesit, në drejtime të ndryshme përfshirë dhe tregun imobiliar, vjen me Dielli Real Estate, për të sjellë Novacion në këtë fushë në tregun shqiptar. Ajo karakterizohet dhe udhëhiqet nga vlera si korrektësia, durimi, përkushtimi, serioziteti, pozitiviteti, komunikimi dhe integriteti i lartë, pasioni per punën, zhvillimin, mbështetjen e komunitetit, përmirësimin e cilësisë së jetës për shoqërine, ndikimin dhe ndryshimin e mendësise, filozofisë së jetës drejt dickaje më të mirë. Eshtë Life Coach, Mentore dhe trajnuese për shitjen!
Lexo më shumë Lexo më pakNdihmës Menaxher i Marketingut
Glenis studion në Albania University, Fakulteti i Mjekesise. Punon me kohe te plote ne Agjenci qe nga fillimi i vitit 2025 ne rolin e Asistent Menaxherit te marketingut dhe shitjes. Ka funksion kyc ne kordinimin e gjithe kontakteve me klientet, marketimin e pronave dhe mbeshtetjen e zyres per gjithcka te nevojshme ne lidhje me sherbimin ndaj klienteve tane. Eshte I sakte, I ndershem, I apasionuar pas Real Estate dhe me deshire per tu rritur ne kete fushe mjaft dinamike.
Lexo më shumë Lexo më pak