Ambient Biznesi Per Qira, Tek Ish Blloku Për Qira

3,500 € /Muaj

Pershkrimi

Ambienti ka siperfaqe bruto 194 m² dhe siperfaqe neto 173,8 m² ndodhet ne katin 1 (teknik) me pamje nga rruga, me vendndodhje tek Ish Blloku.

Ambienti gjendet në një kat të dedikuar, pa ndarje me banorët, në një pallat 11-katësh. Në të majtë të hyrjes së korridorit, eshte nje hapësirë e gjerë prej 120 m2 në formë open space, e cila ka dritë natyrale nga fasada e xhamit, duke e bërë këtë hapësirë të veçantë.

Gjithashtu, ka edhe 3 ndarje të tjera të cilat mund të përshtaten me lehtësi për të krijuar ambiente zyre.

Ambienti disponon dy tualete dhe një hapësirë korridori në hyrje, e cila mund të organizohet si recepsion. Është ideale për klinikë dentare, call center, qendra estetike, zyra inxhinierike, arkitektë dhe shumë lloje të bizneseve të ngjashme.

Hyrja kryesore mundëson akses të drejtpërdrejtë, dhe ndërtesa është e pajisur me ashensor.

Ambienti eshte i investiar ne Sistem ngrohjeje te centralizuar, duke përfshirë ngrohje/ftohje lateral, periferike dhe qendrore në tavan.

Ambient Biznesi eshte i diskutueshem edhe per shitje me cmim 5200 euro m2.

Zona ku ndodhet ambienti eshte nje nder zonat me te zhvilluara dhe me te frekuentara te Tiranes, ideale per te kryer aktivitete komerciale.

Per me shume informacione apo nje vizite ne prone na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli1633
  • Lloji i Pronës: Commercial
  • Statusi i pronës: E përdorur
  • Cmimi: 3,500 €
  • Sip. Totale: 194 m2
  • Sip. e brendshme: 174 m2
  • Kati: 1