Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri dhe të mirëmbajtur, me ashensor, në katin e katërt, në një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara të Tiranës – Liqeni i Thatë.
Ka një sipërfaqe të bollshme dhe është i organizuar në:
-Ambientin e ditës së bashku me ambientin e gatimit
-2 Dhoma gjumi
-1 Tualet
-Ballkon
Apartamenti ofron ndriçim natyral përgjatë gjithë ditës, falë orientimit të tij të favorshëm.
I përshtatshëm për çifte, familje që kërkojnë rehati dhe jetesë pranë natyrës, pa u larguar nga qyteti.
Zona e Liqenit të Thatë ofron qetësi, ajër të pastër, ambiente çlodhëse si dhe akses të shpejtë në rrugët kryesore, institucione arsimore dhe shërbime të përditshme.
Një mundësi ideale për banim afatgjatë në një nga zonat më elitare të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për ta vizituar nga afër, na kontaktoni!