Ofrohet për qira një ambient biznesi me sipërfaqe totale prej 306 m², i pozicionuar në katin e 3-të të një godine të mirëadministruar me ashensor, në zemër të Tiranës – Sheshi Skënderbej, një nga zonat më elitare dhe prestigjioze të kryeqytetit.
Organizimi i brendshëm:
-7 ambiente pune me kapacitet deri në 40 persona
-1 ambient kuzhine funksionale
-Zyrë drejtuese me tualet privat
-Ballkon
-Fasadë moderne xhami me ndriçim natyral
-3 tualete të organizuara
Ambienti është i bollshëm, me ndarje të mirëfunksionalizuara dhe ndriçim natyral të bollshëm. I përshtatshëm për aktivitete të ndryshme biznesi si: zyra korporatash, kompani teknologjie, agjenci konsulence, institucione financiare apo organizata ndërkombëtare që kërkojnë imazh profesional dhe pozicion strategjik.
Vendndodhje perfekte – Sheshi Skënderbej ofron një kombinim të rrallë midis prestigjit, vizibilitetit maksimal dhe aksesit të menjëhershëm në çdo drejtim të qytetit. Zona është e rrethuar nga institucione shtetërore, banka, ambiente kulturore, hotele dhe restorante të nivelit të lartë, duke e bërë ideale për çdo biznes që synon një prezencë të fortë në treg.
Çmimi i qirasë: 3,000 € / muaj (bruto)
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.