Jepet me qira apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 4-të (jo i fundit) të një ndërtese ne zonen e Myslym Shyrit – një nga zonat më të kërkuara për banim në Tiranë, e njohur për aksesin e lehtë në qendër të qytetit dhe infrastrukturën moderne.
Apartamenti ka një sipërfaqe të organizuar në mënyrë funksionale dhe ndriçohet nga drita natyrale gjatë gjithë ditës.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambientin e ditës së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon
Zona e Myslym Shyrit ofron një kombinim perfekt mes qetësisë së jetesës dhe lehtësive urbane – me afërsi ndaj institucioneve arsimore, supermarketeve, farmacive, klinikave, transportit urban dhe ambienteve tregtare.
Apartamenti është ideal për çifte, familje të vogla apo profesionistë që kërkojnë të jetojnë në një nga zonat më të mira të Tiranës.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.