Apartament 1+1 per Shitje tek Kompleksi Golden Gate Ali Dem Për Shitje

135,500 €

Pershkrimi

Ofrohet për shitje një apartament 1+1 me sipërfaqe totale 75.28 m² i pozicionuar në një nga komplekset më të reja dhe moderne në zonën e Ali Demit – “Golden Gate”.

Kompleksi është ndërtuar me standardet më bashkëkohore të ndërtimit, duke ofruar komfort, siguri dhe funksionalitet për banorët e tij.
Pozicionuar vetëm 7 minuta larg qendrës së Tiranës, pranë Maternitetit të Ri dhe rrethrrotullimit të Shkozës, kompleksi garanton akses të shpejtë në Unazën e Vogël, Unazën e Madhe dhe Rrugën e Elbasanit.

Organizohet në:
-Ambientin e ndenjës së bashku me këndin e gatimit
-Dhomë gjumi
-Tualet
-Ballkon
-Depo

Apartamenti ndodhet në katin e 9-të dhe ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, falë orientimit të favorshëm dhe dritareve të mëdha.
Organizimi është funksional dhe praktik, duke shfrytëzuar maksimalisht çdo hapësirë për komoditet të përditshëm.
Cilësia e lartë e ndërtimit, përfundimet moderne dhe materiali bashkëkohor e bëjnë këtë apartament një zgjedhje ideale për banim komod apo investim afatgjatë.

Ballkoni ofron një hapësirë relaksuese për t’u shijuar në çdo kohë të ditës.

Kompleksi “Golden Gate” garanton:
-Ndërtesa me cilësi të lartë ndërtimi dhe dizajn modern
-Fasadë të ventiluar dhe izolim të jashtëm me sistem kapot
-Instalime hidraulike dhe elektrike cilësore
-Hapësira të përbashkëta gjelbërimi dhe ambiente të mirëorganizuara
-Administrim profesional dhe siguri 24 orë
-Afërsi me supermarkete, farmaci, shkolla dhe linja transporti publik

Kompleksi “Golden Gate” është pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe më të zhvilluara të Tiranës, duke kombinuar rehatinë e jetesës urbane me qetësinë e një komuniteti të organizuar.
Infrastruktura moderne dhe afërsia me shërbimet kryesore e bëjnë këtë një destinacion ideal për banim dhe një mundësi të shkëlqyer investimi.

Kjo pronë është ideale për:
-Individë ose çifte që kërkojnë një apartament modern dhe praktik
-Familje të vogla që kërkojnë rehati dhe siguri
-Investitorë që kërkojnë pronë me potencial të lartë rritjeje në vlerë

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2972
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: 135,500 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 75 m2
  • Kati: 9