Shitet apartament 2+1, me sipërfaqe 96 m², i pozicionuar në një kompleks modern banimi që ndodhet në zonën e Saukut, një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara për banim në Tiranë. Zona ofron ajër të pastër, pamje të gjelbërta dhe lidhje të shpejtë me Liqenin Artificial, Rrugën e Elbasanit dhe qendrën e qytetit.
Apartamenti ndodhet në fazë ndërtimi, duke i ofruar blerësit mundësinë të bëjë personalizime sipas dëshirës për ndarjen dhe përfundimet e brendshme. Projekti është konceptuar për të ofruar komoditet maksimal, ndriçim natyral dhe standarde të larta ndërtimi.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi 
-1 tualet
-Ballkon 
Zona e Saukut po përjeton një zhvillim të qëndrueshëm urban, me komplekse moderne, rrugë të reja infrastrukturore dhe shërbime bashkëkohore si supermarkete, institucione arsimore, bare e restorante. Falë pozitës së saj gjeografike, kjo zonë kombinon qetësinë e perifërisë me aksesin e lehtë në qendrën e Tiranës.
Ky apartament përfaqëson një mundësi të shkëlqyer investimi, si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë, në një zonë që po fiton çdo ditë e më shumë vlerë në tregun imobiliar të kryeqytetit.
 Për më shumë informacion rreth projektit dhe fazës së ndërtimit, ju ftojmë të na kontaktoni!