Jepet me qira një garsoniere e rregulluar në Rrugën e Barrikadave, në katin e 3-të të një pallati të mirëmbajtur me ashensor. Ambienti është i organizuar në mënyrë funksionale, me ndriçim të mirë natyral dhe të përshtatshëm si për banim afatgjatë ashtu edhe për studentë apo profesionistë.
Garsonierja ofron:
-Hapësirë të shfrytëzuar mirë
-Ambient gatimi funksionale
-Tualet
Zona është një nga më të kërkuarat në qendër të Tiranës, vetëm pak minuta larg Sheshit Skënderbej. Pozicionohet pranë institucioneve, universitetit, transportit urban dhe një game të gjerë shërbimesh si markete, farmaci, kafene e restorante. Është një zonë e qetë, e sigurt dhe shumë praktike për çdo nevojë të përditshme.