Apartament 3+1+2 per Qira tek Liqeni Thate Për Qira

1,000 € /Muaj

Pershkrimi

Jepet me qira apartament 3+1+2, i organizuar në mënyrë funksionale dhe i përshtatshëm për një jetesë komode familjare, i pozicionuar në Rrugën Peti, pranë zonës së Liqenit të Thatë, një nga zonat më të qeta dhe më të preferuara të Tiranës për banim. Zona ofron akses të lehtë me Unazën e Madhe, zonën e Selitës, Komunën e Parisit dhe qendrën e qytetit, si edhe afërsi me hapësira rekreative dhe natyrë.

Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një pallati të mirëadministruar dhe ka një sipërfaqe totale prej 135 m². Falë orientimit të mirë, ofron ndriçim natyral dhe ajrosje gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të rehatshëm dhe të ngrohtë për banim.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-3 dhoma gjumi
-2 tualete
-Ballkon

Zona e Liqenit të Thatë karakterizohet nga qetësia, ajri i pastër dhe cilësia e lartë e jetesës. Në afërsi ndodhen supermarkete, shkolla, kopshte, farmaci, bare, restorante si edhe shërbime të tjera të nevojshme për përditshmërinë. Gjithashtu, afërsia me liqenin artificial e bën zonën ideale për aktivitete rekreative dhe sportive.
Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë për familje ose individë që kërkojnë një banesë të bollshme, funksionale dhe në një zonë të qetë, por njëkohësisht të lidhur mirë me pjesën tjetër të qytetit.
Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3109
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 1,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 130 m2
  • Kati: 5