Apartament 3+1+2 + Garazh per Shitje pranë Shkollës “At Zef Pllumi” Për Shitje

350,000 €

Pershkrimi

Shitet super apartament 3+1+2, me sipërfaqe të brendshme 116.7 m², i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati ekzistues (pa ashensor), të ndërtuar në vitin 1997, në Rrugën Nikolla Nishku, pranë shkollës 9-vjeçare “At Zef Pllumi”, një zonë e qetë dhe shumë e preferuar për banim familjar.

Apartamenti karakterizohet nga organizim shumë funksional i hapësirave, investim bashkëkohor dhe cilësor në çdo detaj, si në arredim ashtu edhe në instalime elektrike dhe hidraulike. Ambientet janë të bollshme, me ndriçim dhe ajrosje natyrale, duke ofruar kushte optimale për një jetesë komode dhe afatgjatë.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi të organizuar në mënyrë funksionale
-3 dhoma gjumi
-2 tualete

Apartamenti disponon investime shtesë shumë cilësore, si:
-Sistem chiller
-Panel diellor
-Linjë uji personale
-Dy lloje filtrash uji

Në çmim përfshihet edhe garazh privat, i cili ofron hapësirë të mjaftueshme jo vetëm për parkim, por edhe për magazinim.

Zona ofron akses të lehtë drejt akseve kryesore të qytetit, si dhe pranë shkollave, shërbimeve të përditshme dhe transportit urban, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim të sigurt.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3121
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 350,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 117 m2
  • Kati: 3