Ambient Biznesi per Shitje tek 21 Dhjetori Për Shitje

150,000 €

Pershkrimi

Shitet ambient biznesi në një nga zonat më të kërkuara dhe me potencial të lartë në Tiranë, tek 21 Dhjetori. Ambienti ndodhet në një pozicion strategjik, me lëvizje të lartë këmbësorësh dhe automjetesh, i rrethuar nga biznese të ndryshme, institucione, shkolla dhe pallate banimi, çka e bën zonën ideale për çdo lloj aktiviteti tregtar apo shërbimi.

Zona e 21 Dhjetorit është një nga zonat më të konsoliduara dhe dinamike të Tiranë, e njohur për zhvillimin e vazhdueshëm urban, aksesin e lehtë me qendrën e qytetit dhe infrastrukturën e plotë.

Biznesi është i ngritur prej 25 vitesh, me një klientelë të qëndrueshme dhe të krijuar ndër vite, duke garantuar vazhdimësi dhe të ardhura të sigurta për pronarin e ri. Aktualisht ambienti funksionon si sallon bukurie, i arreduar dhe i organizuar sipas standardeve të aktivitetit, gati për të vijuar menjëherë punën pa nevojë për investime shtesë.

Ky është një investim i sigurt për këdo që kërkon të blejë një biznes ekzistues me histori suksesi ose një ambient në një zonë me potencial të lartë zhvillimi.

Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3176
  • Lloji i Pronës: Commercial
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 150,000 €