Apartament 2+1 per Qira tek Rruga e Barrikadave Për Qira

1,500 € /Muaj

Pershkrimi

Ofrohet për qira një apartament 2+1, i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati të mirëadministruar me ashensor, në Rrugën e Barrikadave, një nga zonat më të kërkuara dhe qendrore të Tiranës. Apartamenti karakterizohet nga organizim funksional dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, duke ofruar komoditet për një jetesë të qetë dhe praktike.

Organizimi i brendshëm:
-Ambient i bollshëm ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Apartamenti ofron hapësira të mirëorganizuara dhe një planimetri praktike, e përshtatshme për familje ose çifte që kërkojnë të jetojnë pranë qendrës së qytetit.

Rruga e Barrikadave është një zonë shumë e preferuar për banim për shkak të afërsisë me qendrën e Tiranës dhe aksesit të lehtë në akset kryesore të qytetit. Zona ofron të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode si supermarkete, farmaci, shkolla, institucione, restorante dhe transport publik. Vendndodhja strategjike e bën këtë apartament një zgjedhje ideale për këdo që dëshiron të jetojë në një zonë dinamike dhe të mirëorganizuar.

Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë për ata që kërkojnë komoditet dhe një vendndodhje qendrore në Tiranë.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3241
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 1,500 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 1
  • Kati: 3