Vilë ekskluzive për shitje në Green Coast – Pamje panoramike nga deti dhe mali i Llogarasë
Në një nga resortet më luksoze dhe të kërkuara në jug të Shqipërisë – Green Coast Resort & Residences, ofrohet për shitje kjo vilë dy-katëshe e mobiluar plotësisht, me stil bashkëkohor dhe karakteristika premium që garantojnë komoditet maksimal dhe jetesë elitare buzë detit.
Karakteristikat kryesore të vilës:
-Kati i parë:
-Ambient i hapur dhe i ndriçuar me sallon ndenjeje, kuzhinë të kompletuar dhe tavolinë ngrënieje të bollshme, të gjitha me dalje direkte në oborrin privat me pamje magjepsëse nga deti.
-Ambienti gatimit është e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket cilësore: frigorifer, lavastovilje, pianurë, furrë pjekjeje.
-1 tualet modern, 1 depo funksionale, depozitë uji.
-Oborri privat:
-Jacuzzi, kënd ndenjeje dhe tavolinë ngrënieje në natyrë, ambient ideal për relaks dhe pritje miqsh.
-Kopsht i sistemuar me pemë, si dhe 2 poste parkimi edhe nje Buggy per komoditetin tuaj në pjesën e pasme të vilës.
*Mundësi për ndërtimin e një pishine.
-Kati i dytë:
-Dhomë gjumi master me orientim nga perëndimi dhe ballkon privat me pamje të plotë nga deti, e mobiluar me krevat dopio king size, kënd ndenjeje, garderobë dhe tualet nate.
-Dhomë e dytë gjumi e bollshme me pamje fantastike nga mali i Llogarasë.
-1 tualet modern në këtë kat.
*Sipërfaqe ndërtimi: 171.6 m² | Sipërfaqe trualli: 303 m²
Përfundime & Pajisje Cilësore:
-Parket laminat në dhomat e gjumit – në harmoni perfekte me ngjyrat e mureve dhe mobilimin.
-Pllaka cilësore në zonën e ndenjes dhe korridore.
-Tavane të punuara me gips, ndriçim LED modern, sistem ndriçimi dhe audio i shpërndarë në të gjithë vilën.
-Kondicioner inverter për çdo ambient – për një mikroklimë të kontrolluar gjatë gjithë vitit.
Vila shitet totalisht e mobiluar, gati për banim apo investim turistik. Një mundësi unike për të zotëruar një pronë luksoze në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë!
Për më shumë informacion ose për ta vizituar nga afër, kontaktoni tani!