Apartament 1+1 per Shitje ne Green Coast 2 Për Shitje

538,350 €

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1, me sipërfaqe totale 196.55 m², i pozicionuar në një nga komplekset më prestigjioze të rivierës shqiptare, në Green Coast 2. Ky apartament ofron një kombinim perfekt të hapësirave të bollshme, arkitekturës moderne dhe një ambienti relaksues pranë detit.

Apartamenti karakterizohet nga një organizim funksional dhe hapësira të mirëshfrytëzuara, me ndriçim natyral të bollshëm falë verandës së gjerë. Është ideal si për pushime verore ashtu edhe për investim afatgjatë, duke garantuar komoditet dhe privatësi.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Verandë e gjerë
-Post parkimi

Green Coast 2 është një kompleks rezidencial i ndërtuar sipas standardeve më të larta bashkëkohore, që ofron siguri 24/7, administrim profesional, hapësira të gjelbra dhe ambiente rekreative për banorët. Kompleksi është i konceptuar për të ofruar një stil jetese elitar, me akses të drejtpërdrejtë në plazh dhe facilitete të ndryshme shërbimi.

Zona ku ndodhet kompleksi është ndër më të kërkuarat në rivierën shqiptare, e njohur për bukuritë natyrore, ujin kristal dhe qetësinë që ofron. Përreth gjenden restorante cilësore, bare, markete dhe ambiente relaksi, si dhe akses i lehtë me destinacione të tjera turistike të jugut.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi, falë sipërfaqes së konsiderueshme për tipologjinë 1+1, vendndodhjes premium dhe potencialit të lartë për qira sezonale apo rezidencë pushimi.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli3276
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: 538,350 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Sip. Totale: 197 m2
  • Kati: 1