Shitet garsoniere në rezidencën moderne Art’n Lagje Residence, e pozicionuar në zonën e Xhamllikut, një nga zonat më dinamike dhe në zhvillim të Tiranës. Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për banim individual apo investim, falë vendndodhjes strategjike dhe kërkesës së lartë për prona në këtë zonë.
Garsonierja ndodhet në katin e 5-të dhe ka një sipërfaqe totale prej 44.6 m². Prona ofron një organizim praktik dhe funksional, duke shfrytëzuar në mënyrë efikase çdo hapësirë.
Organizohet në:
• Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
• Dhomë gjumi
• Tualet
• Ballkon
Art’n Lagje Residence është aktualisht në proces ndërtimi, në fazën karabina, duke ofruar standarde bashkëkohore ndërtimi dhe një projekt të konceptuar për komoditet dhe cilësi jetese.
Zona e Xhamllikut është një ndër zonat më të preferuara për banim, falë infrastrukturës së zhvilluar dhe aksesit të lehtë në qendër të qytetit. Në afërsi gjenden institucione arsimore, qendra shëndetësore, markete, bare dhe restorante, duke plotësuar çdo nevojë të përditshme.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për të rinj, çifte ose investitorë që kërkojnë një apartament kompakt në një rezidencë të re, me potencial të mirë për qira dhe rritje vlere në të ardhmen.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!