Një ditë pune në real estate nuk fillon thjesht me orën… por me energjinë që zgjedh të krijosh. Zakonisht nis pas mëngjesit, me një moment qetësie për veten: një meditim i shkurtër, një çaj bio ose një ushqim i lehtë. Pak frymëzim. Pak pozitivitet. Dhe shumë mirënjohje.

Dita fillon me një besim të thjeshtë, por të fortë:
Sot do jetë një ditë e jashtëzakonshme.
Dhe çfarëdo që të sjellë, do të jetë një eksperiencë për të mësuar.

Sepse në real estate:
Nëse dita është e lehtë → është bekim
Nëse dita është e vështirë → është mësim
Dhe në fund… është gjithmonë një dyfish bekim 


Më pas fillon dinamika e vërtetë e ditës:
 Mesazhet e ardhura dhe kërkesat për prona


 Kontakti me klientët që kanë shkruar një natë më parë dhe nuk kemi arritur t’u përgjigjemi
Për mua, është prioritet që çdo klient të marrë përgjigje të menjëhershme.
Askush nuk duhet të mbetet në pritje kur ka interes për një pronë apo informacion.

Takimi në zyrë
Ndarja e ideve, kërkesave dhe planifikimi i ditës:
çfarë bëjmë sot, çfarë përmirësojmë, çfarë krijojmë të re.

 Takime me klientë:
me pronarë që listojnë prona (zyrë ose terren)
me blerës që kërkojnë shtëpinë e tyre ideale
për të kuptuar në detaje çdo nevojë dhe çdo dëshirë

 Një hapësirë për drekë, shkurt dhe e thjeshtë

 Një takim me kolegët për shkëmbim informacioni dhe koordinim

 Një negocim çmimi që kërkon kujdes dhe balancë

 Disa vizita në prona gjatë ditës

 Foto dhe video të pronave për prezantim profesional
Në fund të ditës:
përmblidhet puna
bëhet plani për ditën e nesërme
dhe hapen mundësi të reja
Real estate është një punë e gjallë.

Aktive. Dinamike. E paparashikueshme dhe shumë njerëzore.
Ajo sjell:  njohje të reja çdo ditë
 -Marrëdhënie njerëzore
 -Kreativitet në zgjidhje
 -Zhvillim në komunikim dhe organizim
 -Këshillim dhe mentorim
 -Dhe mundësi të shumta financiare


Në fund, real estate nuk është thjesht punë.
Është një mënyrë jetese që të rrit, të sfidon dhe të formëson.


Dhe unë do të pyesja thjesht:
A do të të pëlqente të bëje real estate?
Nëse po, do të më pëlqente shumë të të udhëhiqja në këtë rrugëtim.