Hotel ne Shitje ne Shengjin For Sale

0 €

Description

Hoteli ka nje siperfaqe totale 2140 m2 dhe tarace 700 m2.Akomodimi ne hotel është projektuar veçanërisht për çifte, familje te vogla ose grupe miqsh. Të gjitha dhomat janë te ndërtuara ne menyre estetike dhe te dekoruara me një standard shumë të lartë.

Hoteli ka ne total 22 studio apartamente ,12 dhoma dhe 3 suita me tarace te bollshme dhe mund te akomodoj deri ne 119 persona per nate.duhet theksuar se tarraca e katit 0 eshte pjese e restorantit qe ndodhet po ne te njejtin kat dhe ka kapacitet per 250 persona.

Hoteli Organizohet ne 7 kate :

-Kati 0-Bar/Restorant/Recepsion/Kuzhine/Lavanteri
-Kati 1-Tarrace/2 Studio Apartamente/3 Dhoma
-Kati 2-4 Studio Apartamente/2 Dhoma
-Kati 3-4 Studio Apartamente /2 Dhoma
-Kati 4-4 Studio Apartamente/2 Dhoma
-Kati 5-4Studio Apartamente/2 Dhoma
-Kati 6-3 Studio Apartamente/1 Dhome/1 Suite +Tarrace
-Kati 7-1 Studio Apartament/2 Suita +Tarrace e Bollshme


** Ndërtesa është ndërtuar me një sistem strukturor betoni të armatosur, ku muret shërbejnë si ndarës. Izolimi termik dhe hidroteknik është implementuar në të gjithë ndërtesën për të siguruar komfortin termik optimal

**Sistemi i ngrohjes dhe ftohjes (klima) është një sistem VRF në të gjithë objektin, i realizuar me markën e njohur GREE dhe ka një garanci 5-vjeçare.
• Dritaret, grilat dhe xhami janë të realizuara nga PVC i forcëuar me profil metalik nga marka gjermane Gealan.
• Dritaret e brendshme dhe dyert kryesore janë të realizuara nga druri i pjekur nga fabrika "MetPlast".
• Ashensori është nga marka "Doppler" dhe ka një garanci 5-vjeçare.
• Sistemet elektronike dhe elektrike janë nga kompania "Impact" me një garanci 5-vjeçare.

ZONA :

**
Hoteli ndodhet në bregun e bukur të Detit Adriatik, i njohur për plazhet e tij me rërë dhe lagunat. Shengjini, për kushtet e tij të veçanta, ofron gjueti në rezervate speciale, si dhe peshkim sportiv, por gjithashtu mundësi për biznes, kryesisht në det dhe në ujërat e lagunave të Kenalles, Kunes, Merxhan dhe Vain. Shoqata e Gjuetarëve të Lezhës ka krijuar marrëdhënie të rregullta me shoqatat e gjuetarëve nga vendet fqinje, të cilët frekuentojnë shpesh Shengjin, gjë që tregon se ky lloj turizmi është një mundësi tjetër për zhvillimin e kësaj zone me tradita të pasura.


Per me shume informacione na kontaktoni.

Property details
  • Property ID: Dielli2377
  • Property Type: Hotel
  • Property status: Used
  • Price: 0 €
  • Interior area: 2410 m2