Vile per Shitje ne Green Coast 1 For Sale

Price upon request

Description

Vilë ekskluzive për shitje në Green Coast – Pamje panoramike nga deti dhe mali i Llogarasë
Në një nga resortet më luksoze dhe të kërkuara në jug të Shqipërisë – Green Coast Resort & Residences, ofrohet për shitje kjo vilë dy-katëshe e mobiluar plotësisht, me stil bashkëkohor dhe karakteristika premium që garantojnë komoditet maksimal dhe jetesë elitare buzë detit.

Karakteristikat kryesore të vilës:
-Kati i parë:

Ambient i hapur dhe i ndriçuar me sallon ndenjeje, kuzhinë të kompletuar dhe tavolinë ngrënieje të bollshme, të gjitha me dalje direkte në oborrin privat me pamje magjepsëse nga deti.

Kuzhina është e pajisur me të gjitha elektroshtepiaket cilësore: frigorifer, lavastovilje, pianurë, furrë pjekjeje.

1 tualet modern, 1 depo funksionale, depozitë uji.

-Oborri privat:

Jacuzzi, kënd ndenjeje dhe tavolinë ngrënieje në natyrë, ambient ideal për relaks dhe pritje miqsh.

Kopsht i sistemuar me pemë, si dhe 2 poste parkimi edhe nje Buggy per komoditetin tuaj në pjesën e pasme të vilës.

Mundësi për ndërtimin e një pishine.

-Kati i dytë:

Dhomë gjumi master me orientim nga perëndimi dhe ballkon privat me pamje të plotë nga deti, e mobiluar me krevat dopio king size, kënd ndenjeje, garderobë dhe tualet nate.

Dhomë e dytë gjumi e bollshme me pamje fantastike nga mali i Llogarasë.

1 tualet modern në këtë kat.

Përfundime & Pajisje Cilësore:
Parket laminat në dhomat e gjumit – në harmoni perfekte me ngjyrat e mureve dhe mobilimin.

Pllaka cilësore në zonën e ndenjes dhe korridore.

Tavane të punuara me gips, ndriçim LED modern, sistem ndriçimi dhe audio i shpërndarë në të gjithë vilën.

Kondicioner inverter për çdo ambient – për një mikroklimë të kontrolluar gjatë gjithë vitit.

Vila shitet totalisht e mobiluar, gati për banim apo investim turistik. Një mundësi unike për të zotëruar një pronë luksoze në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë!
? Sipërfaqe ndërtimi: 171 m² | Sipërfaqe trualli: 303 m²
? Për më shumë informacion ose për ta vizituar nga afër, kontaktoni tani!

Property details
  • Property ID: Dielli2598
  • Property Type: Villa
  • Property status: New
  • Price: Price upon request
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 2
  • Gross area: 171 m2
  • dielli.land_area: 303 m2