Apartament 2+1 per Qira tek Liqeni Artificial For Rent

1,000 € /month

Description

Apartamenti ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës – pranë Liqenit Artificial dhe shumë afër kompleksit Nobis. Pozicionohet në katin e pestë të një pallati të mirëmbajtur me ashensor, duke ofruar qetësi dhe privatësi, në një lagje të sistemuar dhe me akses të lehtë në çdo drejtim të qytetit.

Ka një sipërfaqe prej 110 m² dhe është organizuar në mënyrë shumë funksionale:
-Ambientin e ditës së bashku me këndin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Apartamenti është i mobiluar në mënyrë komode dhe ofron hapësira të bollshme për një jetesë të qetë dhe të rehatshme. Ndriçimi natyral gjatë gjithë ditës dhe organizimi i brendshëm e bëjnë këtë pronë ideale për banim afatgjatë.

Zona e Liqenit Artificial është një nga më të preferuarat në Tiranë, falë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe mundësive të shumta për aktivitet fizik, relaks dhe shëtitje. Akses i shpejtë në rrugët kryesore, pranë institucioneve arsimore, bareve, restoranteve, supermarketeve dhe çdo shërbimi të nevojshëm për një jetesë komode.

Një mundësi shumë e mirë për të jetuar në një nga lagjet më të mira të Tiranës!

Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë!

Property details
  • Property ID: Dielli2876
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: 1,000 €
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 1
  • Gross area: 110 m2
  • Floor: 5