Ambient Biznesi per Qira Rruga e Durresit For Rent

1,500 € /month

Description

Ofrohet për qira një ambient biznesi me pozicion strategjik në një nga zonat më të frekuentuara dhe të aksesueshme të Tiranës – Rruga e Durrësit, e njohur për qarkullimin e lartë, infrastrukturën e zhvilluar dhe afërsinë me institucione shtetërore, banka, klinika dhe biznese të konsoliduara.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-3 ambiente të ndara pune
-Tualet

Ambienti ka siperfaqe 80m2 dhe ndodhet në kati e parë, duke e bërë ideal për biznese që kërkojnë dukshmëri dhe akses të drejtpërdrejtë nga rruga kryesore.

-Organizim funksional
-I përshtatshëm për zyra konsulence, klinika, studio ligjore, IT, shërbime financiare apo çdo aktivitet tjetër profesional.

Zona e Rrugës së Durrësit ofron lehtësi maksimale lëvizjeje dhe është një ndër zonat më të kërkuara për zhvillim biznesi në kryeqytet, falë pozicionimit të saj qendror dhe rrjetit të transportit urban.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në ambient, ju lutemi na kontaktoni.

Property details
  • Property ID: Dielli2944
  • Property Type: Office
  • Property status: New
  • Price: 1,500 €
  • Gross area: 80 m2
  • Floor: 1