Apartament 1+1 per Shitje tek Kompleksi Park Houses Mjull Bathore For Sale

217,965 €

Description

Shitet apartament 1+1 me verandë të bollshme në një nga komplekset më të preferuara për banim në Tiranë – “Park Hoses”, Mjull-Bathore.

Apartamenti ndodhet në një kompleks të ri rezidencial ne ndërtimi, i njohur për standardet moderne, gjelbërimin përreth dhe qetësinë që ofron. Zona e Mjull-Bathores është kthyer vitet e fundit në një ndër zgjedhjet më të kërkuara për familje dhe individë që kërkojnë të jetojnë larg zhurmës urbane, por me akses të shpejtë drejt qytetit.

Organizimi i brendshëm:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi
-Dhoma gjumit
-1 tualet
-Verandë me sipërfaqe 66.30 m²,

Sipërfaqe e apartamentit: 86.10 m²

Apartamenti ka organizim funksional, me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, dhe ofron një ndjesi komoditeti dhe hapësire të bollshme. Veranda është një ndër pikat më të forta të kësaj prone, duke e bërë të veçantë dhe shumë të kërkuar në treg.

Kompleksi “Park Hoses” ofron ambiente të përbashkëta të mirëmbajtura, gjelbërim, siguri, qetësi dhe komunitet të organizuar. Zona po zhvillohet me ritme të shpejta, duke shtuar vlerën e investimit në kohë.

Kjo pronë është ideale për:
-Banim familjar
-Çifte që kërkojnë qetësi dhe komfort
-Investitorë që kërkojnë pasuri të paluajtshme me potencial të lartë rritjeje në vlerë

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Property details
  • Property ID: Dielli2960
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Under Construction
  • Price: 217,965 €
  • Rooms: 2
  • Bedrooms: 1
  • Baths: 1
  • Gross area: 86 m2