Apartament 2+1 per Shitje ne Drymades Dhermi For Sale

Price upon request

Description

Shitet apartament 2+1 në Dhërmi, me sipërfaqe totale 83.3 m², i pozicionuar në katin e 2-të të një kompleksi modern, shumë pranë detit. Kompleksi ofron standard të lartë ndërtimi, arkitekturë bashkëkohore dhe ndjesinë e qetësisë që vetëm një zonë bregdetare mund të ofrojë.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Të dhëna shtesë:
-Sipërfaqe totale: 83.3 m²
-Apartamentet janë të përfunduara dhe aktualisht në proces mobilimi
-Dokumentacion i rregullt hipotekor

Post parkimi i përfshirë në çmim

Dhërmiu është një nga perlat e Rivierës Shqiptare, i njohur për plazhet me rërë të imët dhe ujin e kristaltë, si dhe për mundësitë e shumta që ofron për relaks, argëtim dhe aktivitete detare. Zona kombinon mrekullisht qetësinë dhe natyrën me aksesin e shpejtë në shërbime të ndryshme — restorante, bare, qendra tregtare dhe struktura akomoduese me standard të lartë.

Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe për investim afatgjatë, falë pozicionit strategjik pranë detit dhe vlerës së qëndrueshme të tregut në këtë zonë të kërkuar të Rivierës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3010
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: Price upon request
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 1
  • Gross area: 83 m2