Jepet me qira vilë moderne në një zonë të qetë dhe të zhvilluar, ideale për një jetesë familjare komode dhe të rehatshme. Vila ka një sipërfaqe ndërtimi prej 250 m² dhe ofron organizim funksional të hapësirave të brendshme dhe të jashtme, duke kombinuar elegancën me komoditetin e një shtëpie bashkëkohore.
Organizimi i brendshëm:
-Kati i parë: sallon ndenjeje i gjerë, verande e bollshme dhe tualet
-Kati i dytë: 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete
-Papafingo: hapësirë shtesë me një tualet
-Kati -1: garazh, depozitat e ujit dhe panelet diellore
Prona shoqërohet me oborr privat, që ofron ambient relaksues dhe mundësi për argëtim familjar apo pritje miqsh.
Vila është plotësisht e mobiluar në mënyrë bashkëkohore dhe e pajisur me të gjitha orenditë e nevojshme për një jetesë të rehatshme. Çdo detaj është menduar me kujdes për të siguruar ndjesinë e ngrohtësisë dhe rehatisë.
Zona ku ndodhet prona ofron qetësi, siguri dhe kushte optimale për një jetesë cilësore, duke qenë gjithashtu e afërt me rrugë lidhëse kryesore dhe shërbime të rëndësishme të përditshme.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!