Apartament 2+1 per Shitje ne Ali Dem For Sale

178,675 €

Description

Shitet apartament 2+1, me sipërfaqe 102.10 m², i pozicionuar në katin e 8-të të një kompleksi modern në fazë ndërtimi (suvatimi), në zonën e Bulevardit Bajram Curi prane Maternitetit te Ri, një nga zonat më të konsoliduara dhe të kërkuara të Tiranës.

Apartamenti ofron ambiente të bollshme dhe të mirëorganizuara, me ndriçim natyral dhe kushte shumë të mira banimi. Organizimi funksional i hapësirave garanton rehati dhe shfrytëzim maksimal të sipërfaqes, ndërsa pozicionimi në kat të lartë siguron pamje të hapur dhe ajrosje të mirë.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Zona e Ali Demit karakterizohet nga banim cilësor dhe infrastrukturë e zhvilluar, me akses të shpejtë drejt Unazës së Vogël dhe Bulevardit Bajram Curri. Ajo ofron afërsi me shkolla, kopshte, supermarkete, farmaci, institucione shëndetësore (përfshirë Maternitetin e Ri), si dhe linja urbane, duke e bërë një zgjedhje shumë të përshtatshme për familje apo investim afatgjatë.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për blerje, për ata që kërkojnë një apartament modern, rehati dhe një vendndodhje strategjike pranë qendrës së Tiranës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3081
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Under Construction
  • Price: 178,675 €
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 1
  • Gross area: 102 m2
  • Floor: 8