Ofrohet një shtëpi funksionale dhe totalisht e mobiluar me mobilim krejt të ri, e pabanuar më parë, e përshtatshme për banim familjar ose individë që kërkojnë komoditet maksimal në një zonë qendrore.
Organizimi:
-Ambjent ndenjeje dhe gatimi
-2 dhoma gjumi
-Koridor i jashtëm dhe i brendshëm
-1 tualet i brendshëm + 1 tualet i jashtëm
Mundësi parkimi për deri në 3 makina
Shtëpia ofron ndriçim natyral dhe hapësira të mirëorganizuar, duke garantuar rehati dhe funksionalitet. Mobilimi i ri e bën të gatshme për banim të menjëhershëm pa nevojën e investimeve shtesë.
Zona e Selitës është strategjikisht e vendosur pranë UKT, me qasje të lehtë në shërbime, dyqane dhe transport publik, duke e bërë këtë pronë të përshtatshme si për banim afatgjatë, ashtu edhe për investim me qira.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë, na kontaktoni!