Ofrohet për shitje një apartament 2+1 me sipërfaqe prej 83.3 m², i pozicionuar në katin e 2-të të një kompleksi modern shumë pranë detit në Dhërmi – një zonë mjaft e kërkuar për pushime dhe investim në bregdet.
Organizimi:
-Ambient dite së bashku me ambientin e gatimit
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-1 ballkon
Apartamenti është i përfunduar dhe aktualisht në proces mobilimi. Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe post parkimi të përfshirë në çmim, duke ofruar siguri dhe komoditet maksimal për banorët.
Dhërmiu njihet për bregdetin e tij të mrekullueshëm me plazhe të pastra dhe ujë të kristaltë, ideal për ata që kërkojnë qetësi, natyrë dhe jetesë pranë detit. Zona ofron gjithashtu një gamë të gjerë shërbimesh si restorante, kafene, markete dhe facilitete të tjera, duke garantuar një jetesë komode gjatë gjithë vitit.
Pozicioni i favorshëm – shumë pranë plazhit dhe me akses të shpejtë në zonat përreth – e bën këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për banim personal ashtu edhe për investim afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.