Apartamenti ndodhet në katin e 6-të të kompleksit rezidencial Albulena Residence, në zonën e Paskuqan****, një zonë në zhvillim të vazhdueshëm dhe mjaft e preferuar për banim falë qetësisë, ajrit të pastër dhe aksesit të lehtë me qytetin e Tiranës.
Apartamenti ka sipërfaqe totale 73.22 m² dhe ofron një organizim funksional dhe komod, ideal për banim ose investim.
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me kuzhinën
-Dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon
Planimetria është e rregullt dhe shfrytëzon në mënyrë efikase çdo hapësirë, duke ofruar ndriçim natyral dhe ajrosje të mirë falë pozicionimit në kat të lartë. Ballkoni shton një hapësirë relaksi me pamje të hapur.
Rezidenca ofron standard të mirë ndërtimi, ambiente të përbashkëta të mirëmbajtura dhe një komunitet familjar. Zona e Paskuqanit karakterizohet nga zhvillim i shpejtë urban, prani e shkollave, marketeve, farmacive dhe shërbimeve të ndryshme, si dhe lidhje të shpejtë me Unazën e Madhe dhe qendrën e Tiranës.
Një mundësi shumë e mirë për ata që kërkojnë një apartament komod në një zonë të qetë, por me akses të lehtë në qytet.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!