Okazion-Vile per Shitje ne Farke For Sale

626,000 €

Description

Ofrohet për shitje vilë 2-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 313.2 m², e ndërtuar mbi një parcelë prej 577.8 m², me sipërfaqe oborri 386 m², e pozicionuar në zonën e Farkë, një nga zonat më të preferuara rezidenciale pranë natyrës në Tiranë. (Vila është aktualisht në fazë ndërtimi.)

Zona e Farkës njihet për qetësinë, ajrin e pastër dhe vilat moderne, si edhe për afërsinë me Liqeni i Farkës, duke ofruar kombinimin ideal mes jetesës pranë natyrës dhe aksesit të shpejtë me qendrën e qytetit.

Vila është projektuar me organizim funksional dhe hapësira të bollshme, duke ofruar ndriçim natyral maksimal dhe komoditet për një jetesë familjare cilësore.

Organizimi i brendshëm:
*Kati i parë:
-Ambient ndenjeje i bollshëm
-Ambient gatimi
-Ambient ngrënieje
-1 tualet
-Verandë funksionale me dalje në oborr

*Kati i dytë:
-1 dhomë gjumi matrimoniale me tualet privat, garderobë dhe ballkon me pamje nga liqeni
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Garderobë

Oborri prej 386 m² ofron hapësirë të konsiderueshme për gjelbërim, kënd relaksi, pishinë apo ambiente rekreative, duke krijuar privatësi dhe komoditet maksimal.

Falë pozicionimit në një zonë elitare dhe në zhvillim të vazhdueshëm, kjo vilë përfaqëson një mundësi shumë të mirë investimi, si për banim të përhershëm ashtu edhe për rezidencë private larg zhurmës së qytetit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3183
  • Property Type: Villa
  • Property status: Under Construction
  • Price: 626,000 €
  • Rooms: 4
  • Bedrooms: 3
  • Baths: 3
  • Gross area: 578 m2