Ambient Biznesi per Qira tek Kodra e Diellit For Rent

850 € /month

Description

Jepet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të kërkuara dhe rezidenciale të Kodra e Diellit, me sipërfaqe totale 111 m², i pozicionuar në katin 0 të një pallati. Ambienti ndodhet në një pozicion të favorshëm, me akses të drejtpërdrejtë nga rruga dhe dukshmëri të mirë, çka e bën ideal për aktivitete të ndryshme tregtare apo shërbimi.

Zona e Kodrës së Diellit është e njohur për kompleksitetin rezidencial, ndërtimet cilësore dhe komunitetin e konsoliduar. E pozicionuar pranë Liqenit Artificial dhe me lidhje të shpejtë me Komunën e Parisit dhe Unazën e Madhe, zona ofron infrastrukturë të zhvilluar, qetësi dhe një target klientele me nivel të mirë ekonomik.

Ambienti ka organizim të rregullt dhe hapësirë të bollshme prej 111 m², duke ofruar mundësi shumë të mira përshtatjeje sipas nevojave të biznesit si: klinikë, qendër estetike, zyrë, market, farmaci, studio, palestër, etj. Pozicionimi në katin përdhe e bën lehtësisht të aksesueshëm për klientët dhe të favorshëm për aktivitete me frekuentim të lartë.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për zhvillimin ose zgjerimin e aktivitetit tuaj në një zonë me potencial të lartë dhe kërkesë të qëndrueshme.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3190
  • Property Type: Commercial
  • Property status: New
  • Price: 850 €
  • Gross area: 112 m2