Apartament 1+1 per Shitje ne Ali Dem For Sale

137,000 €

Description

Shitet apartament 1+1 me sipërfaqe 57 m², i pozicionuar në katin e 1-rë, në zonën e Ali Demi, një ndër zonat më të konsoliduara dhe të preferuara për banim në Tirana.

Apartamenti karakterizohet nga organizim funksional i hapësirave dhe planimetri e rregullt, duke ofruar komoditet dhe praktikitet për jetesën e përditshme. Pozicionimi në katin e parë e bën lehtësisht të aksesueshëm dhe të përshtatshëm si për banim ashtu edhe për investim me qira.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Zona e Ali Demit është e njohur për qetësinë, infrastrukturën e zhvilluar dhe aksesin e shpejtë me qendrën e qytetit, Bulevardin “Bajram Curri” dhe zonën e Brrylit. Në afërsi gjenden shkolla, kopshte, supermarkete, farmaci, ambiente çlodhëse dhe linja të transportit urban, duke e bërë zonën shumë të përshtatshme për çifte të reja apo individë që kërkojnë komoditet dhe lehtësi lëvizjeje.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë blerjeje falë sipërfaqes së konsiderueshme për tipologjinë 1+1, organizimit praktik dhe pozicionimit në një zonë me kërkesë të qëndrueshme në treg.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3192
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Used
  • Price: 137,000 €
  • Rooms: 2
  • Bedrooms: 1
  • Baths: 1
  • Gross area: 57 m2