Apartament 3+1+2 per Qira tek Kopshti Botanik For Rent

1,500 € /month

Description

Jepet me qira apartament 3+1+2 me sipërfaqe 129 m², i pozicionuar në katin e 6-të në zonën e Kopshti Botanik i Tiranës, një nga zonat më të preferuara për banim në Tiranë, falë qetësisë, ajrit të pastër dhe afërsisë me natyrën.

Apartamenti dallohet për organizimin funksional dhe hapësirat e bollshme, duke ofruar komoditet maksimal për familje. Pozicionimi në katin e gjashtë mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ajrosje shumë të mirë dhe një panoramë të mrekullueshme nga liqeni.

Një nga pikat më të forta të kësaj prone është veranda super e madhe me sipërfaqe 140 m², e cila ofron pamje të hapur nga Liqeni Artificial dhe është ideale për momente relaksi, organizime familjare apo për ta shndërruar në një kënd rekreativ sipas dëshirës.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
-3 dhoma gjumi
-2 tualete
-Verandë e madhe panoramike

Apartamenti disponon gjithashtu një post parkimi, një avantazh i rëndësishëm në një zonë me kërkesë të lartë për parkim.

Zona e Kopshtit Botanik është e njohur për qetësinë, sigurinë dhe standardin e lartë të jetesës. Afërsia me natyrën, hapësirat e gjelbra, si dhe lidhja e shpejtë me zonën e Komunës së Parisit, Liqenin Artificial dhe qendrën e Tiranës, e bëjnë këtë pronë ideale për banim afatgjatë. Në zonë gjenden institucione arsimore, supermarkete, bare dhe restorante, duke ofruar çdo facilitet të nevojshëm për një jetesë komode.

Kjo pronë përfaqëson një mundësi shumë të mirë për qira, për ata që kërkojnë hapësirë, verandë të madhe me pamje dhe jetesë pranë natyrës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3198
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: 1,500 €
  • Rooms: 4
  • Bedrooms: 3
  • Baths: 2
  • Gross area: 129 m2
  • Floor: 6