Ofrohet për shitje një apartament 1+1 me sipërfaqe 60 m², i pozicionuar në katin e 4-t (jo i fundit) të një pallati ekzistues në zonën e Harry Fultz, Tiranë. Apartamenti karakterizohet nga kubaturë e rregullt, organizim funksional dhe një lokacion shumë i favorshëm për banim.
Organizimi i brendshëm:
-Ambient ndenjeje
-Ambient gatimi
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Depo e vogël e përshtatur si lavanderi
Ballkoni është shfrytëzuar si ambient kuzhine, duke optimizuar hapësirën e brendshme të apartamentit.
Investime në pronë:
-Izolim fasade
-Instalime elektrike Schneider
-Dyert 100% dru
Apartamenti ofron një planimetri praktike dhe është i përshtatshëm për çifte të reja apo si mundësi investimi.
Zona:
Zona e Harry Fultz është një ndër zonat e preferuara për banim në Tiranë, falë aksesit të lehtë me rrugët kryesore dhe afërsisë me shërbime të ndryshme si shkolla, supermarkete, transport publik dhe facilitete të tjera të nevojshme për jetesë komode.
Çmimi: 120,000,000 lekë
Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë për banim ose investim në një zonë të kërkuar të qytetit.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!