Ambient Zyrash per Qira tek Brryli For Rent

1,200 € /month

Description

Ofrohet për qira një ambient zyrash me sipërfaqe prej 103 m², i pozicionuar në katin e parë të një ndërtese në zonën e Brrylit, një nga zonat më të frekuentuara dhe me akses të lehtë në Tiranë. Ky ambient është ideal për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme profesionale falë organizimit praktik dhe vendndodhjes strategjike.

Organizimi:
-4 ambiente pune të ndara
-1 tualet
-1 ballkon
-Ambient gatimi

Ambienti karakterizohet nga ndriçim natyral i mirë dhe organizim funksional, duke e bërë të përshtatshëm për një gamë të gjerë biznesesh si klinika, zyra, agjenci marketingu, studio profesionale, apo aktivitete të tjera të shërbimeve.

Zona:
Brryli është një ndër zonat më të zhvilluara dhe të preferuara për aktivitete biznesi në Tiranë, falë qarkullimit të lartë dhe afërsisë me qendrën e qytetit. Zona ofron akses të menjëhershëm në rrugët kryesore, transport publik, si dhe një shumëllojshmëri shërbimesh si banka, institucione, bare-kafe dhe restorante. Kjo e bën një lokacion ideal për biznese që kërkojnë vizibilitet dhe lehtësi për klientët.

Ky ambient përfaqëson një mundësi shumë të mirë për zhvillimin e biznesit tuaj në një zonë me potencial të lartë.

Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në ambient, ju lutemi na kontaktoni.

Property details
  • Property ID: Dielli3266
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: 1,200 €
  • Rooms: 5
  • Bedrooms: 4
  • Baths: 1
  • Gross area: 103 m2
  • Floor: 1