Apartament 1+1 per Qira tek Qytet Studenti For Rent

350 € /month

Description

Jepet me qira apartament 1+1 në zonën e Qytetit Studenti, një nga zonat më të preferuara dhe më dinamike të Tiranës. I pozicionuar në katin e parë të një ndërtese të mirëadministruar, ky apartament përbën një mundësi ideale për studentë, individë apo çifte që kërkojnë komoditet dhe akses të lehtë në çdo shërbim të nevojshëm.

Apartamenti karakterizohet nga një organizim praktik dhe funksional i ambienteve, duke ofruar hapësira komode për një jetesë të rehatshme. Ambientet janë të mirëshfrytëzuara dhe ofrojnë ndriçim natyral, ndërsa ballkoni krijon një hapësirë shtesë për relaks dhe përdorim të përditshëm.

Organizohet në:

• Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
• Dhomë gjumi
• Tualet
• Ballkon

Zona e Qytetit Studenti është ndër më të kërkuarat për banim, falë afërsisë me universitetet kryesore të kryeqytetit, aksesit të shpejtë me qendrën e Tiranës dhe infrastrukturës së zhvilluar. Në zonë gjenden supermarkete, farmaci, kafene, restorante, institucione arsimore, ambiente sportive dhe linja të transportit publik, duke ofruar të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode dhe praktike.

Apartamenti jepet me qira me çmimin 35.000 lekë/muaj.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3412
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Used
  • Price: 350 €
  • Rooms: 2
  • Bedrooms: 1
  • Baths: 1
  • Floor: 1