Ambient Zyrash per Qira tek Kristal Center For Rent

600 € /month

Description

Ofrohet për qira ambient zyrash i pozicionuar tek Kristal Center, në katin e 7-të të një godine me pozicion shumë të favorshëm. Ambienti ka një sipërfaqe prej 100 m² dhe ofron një organizim funksional, ndriçim të mirë natyral dhe mundësi përshtatjeje sipas nevojave të aktivitetit tuaj.

Organizohet në:
• 3 ambiente të ndara pune
• 1 tualet
• 1 ballkon

Ambientet janë bosh dhe të pa investuara, duke i dhënë mundësi qiramarrësit t’i përshtatë sipas konceptit dhe funksionit të biznesit. Pozicionimi në cep mundëson pamje të lirë dhe ndriçim të bollshëm natyral, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe profesionale pune.

Një tjetër avantazh është se do të vendoset kuzhina e gatimit, duke e bërë ambientin edhe më praktik për përdorim të përditshëm nga stafi.

Kristal Center ndodhet në një nga zonat më të konsoliduara të Tiranës, me akses të mirë në akset kryesore të qytetit dhe me një gamë të gjerë shërbimesh dhe biznesesh në afërsi. Pozicionimi në këtë zonë e bën pronën të përshtatshme për kompani, studio profesionale, agjenci, konsulenca dhe aktivitete të ndryshme biznesi.

Sipërfaqja prej 100 m², organizimi në 3 ambiente të ndara dhe pozicionimi në katin e 7-të e bëjnë këtë pronë një alternativë praktike për biznese që kërkojnë një zyrë me hapësira të mirëorganizuara dhe kushte të përshtatshme pune.

💰 Qiraja: 55,000 lekë/muaj

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3633
  • Property Type: Apartment
  • Property status: Used
  • Price: 600 €
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 1
  • Gross area: 100 m2
  • Floor: 7