Apartament 2+1+2 per Shitje tek Kopshti Zoologjike For Sale

286,000 €

Description

Ofrohet për shitje apartament 2+1+2 tek Kopshti Zoologjik, i pozicionuar në katin e 2-të të një pallati me ashensor, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për banim. Apartamenti është arreduar në mënyrë luksoze në vitin 2025, duke ofruar ambiente moderne, komode dhe të mirëorganizuara, të përshtatshme për një jetesë cilësore.

Prona është e pajisur me hipotekë, duke i dhënë blerësit mundësinë për të përfituar kreditim bankar, një avantazh i rëndësishëm për blerësit që planifikojnë financimin e pronës përmes kredisë.

Apartamenti ofron një organizim funksional dhe hapësira të menduara për komoditet maksimal. Pozicionimi në katin e 2-të dhe prania e ashensorit mundësojnë akses të lehtë, ndërsa dy ballkonet krijojnë hapësira shtesë për të shijuar ambientin e jashtëm.

Organizohet në:
• Ambient ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
• 2 Dhoma gjumi
• 2 Tualete
• 2 Ballkone

Çmimi i shitjes: 26,200,000 lekë

Zona e Kopshtit Zoologjik është një nga zonat më të preferuara të Tiranës për banim, e vlerësuar për qetësinë, gjelbërimin dhe pozicionimin pranë Parkut të Madh të Liqenit Artificial. Zona ofron një ambient të këndshëm dhe të përshtatshëm për familje, ndërsa njëkohësisht ka akses të mirë drejt Bulevardit “Gjergj Fishta”, Unazës dhe zonave kryesore të qytetit.

Prania e hapësirave të gjelbra, institucioneve arsimore, shërbimeve të ndryshme, bareve dhe bizneseve të përditshme e bën zonën praktike për një jetesë komode. Gjithashtu, kërkesa për prona në këtë pjesë të Tiranës e bën zonën interesante edhe nga perspektiva e investimit në pasuri të paluajtshme.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Property details
  • Property ID: Dielli3733
  • Property Type: Apartment
  • Property status: New
  • Price: 286,000 €
  • Rooms: 3
  • Bedrooms: 2
  • Baths: 2
  • Gross area: 116 m2
  • Floor: 2