Vile per qira ne Vala Mar Residence Për Qira

Çmimi sipas kërkesës /Muaj

Pershkrimi

Vila organizohet ne dy kate, ndare ne 2 apartamente, ku secili ka hyrje te vecante me oborr dhe akses ne pishine.

Secila hyrje eshte e organizuar ne: Katin 0 me sallon ndenjje, ambient gatimi te vecante, dhe 1 tualet, dhe Kati 1 organizohet ne korridor shperndares, 3 dhoma gjumi, 1 tualet, ballkon.

Vila disponon oborr me siperfaqe 700 m2, kuzhine verore ne oborr, e cila ne dimer per tu bere funksionale, mbyllet me xham termik. Gjithashtu ka 2 tualete te jashtme.
Ambientet e jashtme jane te gjelberuara dhe kuruara me shume perkushtim, dhe hijeshohen me shume nga pishina qe ze me shume se 60m2 siperfaqe.
Vila disponon sistem kondicionimi multisplit.

Mobilimi i saj eshte i investuar deri ne detaje, bashkekohor dhe modern duke ofruar rehati dhe bukuri.

Vila Jepet per qira vjetore dhe preferohen kliente kompani.

Kompleksi ku ndodhet eshte me te kerkuarit per banim, pasi ka gjelberim, qetesi, infrastrukture dhe te gjitha lehtesirat e mundshme per te jetuar mire.

Per me shume informacion, ju lutem na kontaktoni per nje takim.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli1517
  • Lloji i Pronës: Vila
  • Statusi i pronës: E përdorur
  • Cmimi: Çmimi sipas kërkesës
  • Dhoma: 8
  • Dhomat e gjumit: 6
  • Tualetet: 4