Apartament 3+1+3 per Shitje tek Ish Blloku Për Shitje

300,000 €

Pershkrimi

Ky apartament i jashtëzakonshëm ndodhet në katin e 9-të dhe të fundit të një pallati të mirëmbajtur, me ashensor, në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, Blloku. Me një sipërfaqe bruto prej 150 m², ky apartament ofron mundësinë e krijimit të dy hapësirave të ndara, pasi aktualisht është i ndarë në dy apartamente: një 2+1 dhe një 1+1, të cilat mund të shfrytëzohen për jetesë ose për qëllime investimi.

Veçoritë kryesore:

3 dhoma gjumi, 3 tualete.
Ballkon i gjerë që rrethon të gjithë perimetrin e apartamentit, me pamje panoramike të zonës së Ish-Bllokut.
Pozicion i shkëlqyer, në katin më të lartë të pallatit.
Pallat i mirëmbajtur me ashensor dhe kushte komode për jetesë.
Shitet me çmim okazion për zonën: 2000 euro/m².
Mundësi shumë e mirë investimi dhe banimi për ata që kërkojnë një hapësirë të bollshme dhe komoditet.
Çmimi: 300,000 euro.

Ky apartament është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë një hapësirë të madhe dhe të mirëpozicionuar në Bllok, si dhe për ata që duan të investojnë në një pasuri me vlerë të lartë. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2273
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E përdorur
  • Cmimi: 300,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 3