PENTHOUSE per Shitje pas Vlora Marine Për Shitje

497,000 €

Pershkrimi

Në një nga zonat më të mira të Vlorës, vetëm pak metra nga Vlora Marine, ofrohet për shitje një penthouse me sipërfaqe totale 226 m². Prona është e sapo rinovuar në tërësi, me punime cilësore dhe dizajn modern, gati për banim ose për investim afatgjatë.

Karakteristikat kryesore:
Sipërfaqe e bollshme që ofron rehati maksimale

Ambient i organizuar në mënyrë funksionale

Rinovim total me materiale të përzgjedhura dhe detaje të sofistikuara

Të gjitha instalimet dhe sistemet e brendshme janë të reja

Lokacion:
E pozicionuar në një zonë të qetë dhe të zhvilluar, shumë pranë bregdetit, marinës, restoranteve, rrugëve kryesore dhe të gjitha shërbimeve të nevojshme. Kjo e bën pronën të përshtatshme si për jetesë cilësore, ashtu edhe për investim në tregun e qirave turistike dhe rezidenciale.

Mundësi reale investimi në një zonë në zhvillim të vazhdueshëm.

Për më shumë informacion na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2387
  • Lloji i Pronës: Penthouse
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 497,000 €
  • Sip. e brendshme: 226 m2