Apartament 2+1+2 per Shitje ne Fresk Për Shitje

145,000 €

Pershkrimi

Shitet apartament komod dhe i mirëorganizuar në zonën e Freskut – një zonë e qetë dhe familjare me akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës. Apartamenti ndodhet në katin e 1 banim të një ndërtese të re me ashensor.

Organizimi:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi
-2 dhoma gjumi
-2 tualete
-Verandë e madhe me sipërfaqe 24 m²

Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 115.3 m² dhe ofron një ambient të ndriçuar natyralisht, falë orientimit të mirë dhe verandës së gjerë.

Disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe është gati për shitje.

Karakteristika shtesë:
-Ndërtesë e re me ashensor
-Verandë ideale për relaks apo arredim sipas dëshirës
-Zonë e qetë, e banuar dhe me zhvillim të vazhdueshëm
-Afër faciliteteve si supermarkete, transport publik, farmaci dhe lokale

Çmimi: 145,000 €

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2735
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 145,000 €
  • Dhoma: 3
  • Dhomat e gjumit: 2
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 115 m2
  • Kati: 1