Ofrohet për shitje një shtëpi private me organizim funksional dhe truall të bollshëm prej 500 m², e vendosur në një nga zonat më të kërkuara dhe në zhvillim të Durrësit – Shkozet – drejt Plepave, pranë Unazës.
Tipologjia e banesës:
-Sipërfaqe ndërtimi: 100 m²
Organizimi: Ambient ndenjeje dhe gatimi
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
Truall: 500 m²
Prona është ideale për banim familjar, por ofron edhe potencial të lartë investimi falë vendndodhjes strategjike dhe sipërfaqes së truallit, e cila lejon zhvillim të mëtejshëm ndërtimor.
Karakteristika të pronës:
-Dokumentacion i rregullt hipotekor
-Oborr i sistemuar
-Mundësi parkimi për disa automjete
-Ambient i qetë dhe i sigurt
Akses i shpejtë me rrugën kryesore dhe zonat e plazhit
Çmimi i shitjes: 210,000 €
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.