Apartamenti ndodhet në një pallat të ri me ashensor, në katin e parë, në zonën e Mine Pezës – një nga zonat më të preferuara dhe të mirëpozicionuara të Tiranës, shumë pranë institucioneve shtetërore, rrugëve kryesore dhe me akses të shpejtë në qendër të qytetit.
Organizohet në:
-Ambientin e ditës së bashku me ambientin e gatimit
-2 Dhoma gjumi
-Tualet
-Ballkon
Apartamenti është i mobiluar me të gjitha pajisjet e nevojshme për një jetesë praktike dhe komode. Ofron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një shpërndarje funksionale të hapësirave.
Zona e Mine Pezës njihet për qetësinë, sigurinë dhe lehtësinë që ofron për të gjithë ata që preferojnë të jetojnë pranë qendrës, por larg zhurmës së saj.
Qira mujore: 65,000 Lekë
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!