Apartament 1+1 per Qira ne Astir Për Shitje

85,000 €

Pershkrimi

Në një nga zonat më dinamike dhe të zhvilluara të Tiranës – Astiri, ofrohet për shitje një apartament komod dhe funksional, i pozicionuar në katin e parë banim të një godine të re, të pajisur me ashensor dhe mirëmbajtje të rregullt.

Me një organizim të mirë dhe hapësira të shfrytëzuara në mënyrë efikase, apartamenti ka një sipërfaqe të përshtatshmedhe ofron komoditet dhe akses të shpejtë në qytet.

Organizohet ne
-Ambienti i ditës së bashku me këndin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Apartamenti është i mobiluar në mënyrë funksionale dhe ndodhet në një pallat të ri me ndriçim natyral dhe akses të lehtë.

Zona e Astirit është ndër më të kërkuarat për banim, falë zhvillimit të shpejtë urban, infrastrukturës së përmirësuar dhe afërsisë me Unazën e Madhe dhe rrugët kryesore të qytetit. Në afërsi ndodhen supermarkete, farmaci, institucione arsimore, bare dhe restorante, duke e bërë zonën mjaft praktike për jetesë të përditshme.

Një mundësi shumë e mirë për të jetuar në një apartament të rehatshëm dhe të aksesueshëm, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës!

Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë nga afër!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2880
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E përdorur
  • Cmimi: 85,000 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. e brendshme: 58 m2
  • Kati: 1