Apartament 3+1+2+Verande+2 Poste Parkimi per Shitje tek Rezidenca Lake View Për Shitje

950,000 €

Pershkrimi

Ofrohet për shitje një apartament modern me sipërfaqe totale prej 190.40 m², i pozicionuar në katin e 15-të të një prej godinave më prestigjioze të Tiranës – Rezidenca Lake View, pranë Liqenit Artificial.

? Organizimi i apartamentit:
-Ambient ndenjeje i bollshëm i kombinuar me ambientin e gatimit
-3 dhoma gjumi
-2 tualete
-Verandë me sipërfaqe prej 42.80 m², që ofron pamje të mrekullueshme dhe hapësirë ideale për relaks

Apartamenti disponon 2 poste parkimi të përfshira

Apartamenti ofron një planimetri funksionale dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, falë pozicionimit të favorshëm dhe dritareve të mëdha panoramike.

Rezidenca Lake View është një nga komplekset më të kërkuara të momentit në kryeqytet, e njohur për cilësinë e lartë të ndërtimit, sigurinë 24/7, mirëmbajtjen profesionale dhe jetesën elitare që ofron.
Pozicionuar vetëm pak hapa nga Parku i Madh i Tiranës dhe Liqeni Artificial, rezidenca garanton qetësi, ajër të pastër dhe akses të lehtë në qendër të qytetit.

Apartamenti është zgjedhja perfekte për familje që kërkojnë komoditet, hapësirë dhe një stil jetese bashkëkohor, por gjithashtu paraqet edhe një mundësi të shkëlqyer investimi në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2882
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 950,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 2
  • Sip. Totale: 190 m2
  • Sip. e brendshme: 160 m2
  • Kati: 15