Në një nga destinacionet më të lakmuara të rivierës shqiptare, në zemër të Green Coast Resort & Residences, ofrohet për shitje kjo vilë moderne dy-katëshe, me organizim funksional, hapësira të bollshme dhe ambiente të jashtme që ofrojnë privatësi dhe rehati maksimale.
Karakteristikat kryesore të vilës:
Kati përdhe (Kati 0):
-Ambient ndenjeje dhe gatimi i konceptuar në formë të hapur, i ndriçuar natyralisht dhe me dalje direkte në verandën dhe oborrin e gjelbëruar.
-Ambienti gatimit është e pajisur me elektroshtepiake cilësore
-1 tualet modern në këtë kat.
Kati i parë:
-2 dhoma gjumi të mobiluara me stil dhe komoditet, të përshtatshme për banim familjar apo për pushime relaksuese.
-1 tualet i përbashkët, i mobiluar me përfundime moderne.
Oborri & ambientet e jashtme:
-Pishinë private për momente freskie dhe çlodhjeje.
-2 poste parkimi të dedikuara.
-Hapësira të gjelbëruara që krijojnë një atmosferë të qetë dhe intime për banorët.
Të dhënat teknike:
-Sipërfaqe trualli: 338.2 m²
-Sipërfaqe ndërtimi: 158 m²
Vila është ideale si një shtëpi pushimi luksoze, por edhe si investim me potencial të lartë qiraje në një nga zonat më të kërkuara të jugut.
Për më shumë informacion apo për të planifikuar një vizitë, mos hezitoni të na kontaktoni!