Ofrohet për shitje një apartament modern 2+1, me sipërfaqe 115.1 m², i pozicionuar në katin e 7-të të një godine të mirëmbajtur në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës – Blloku.
Zona e Bllokut njihet për jetesën dinamike, restorantet dhe kafenetë e njohura, praninë e institucioneve shtetërore dhe private, si dhe për afërsinë me qendrën e qytetit. Ë
Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi
-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-Ballkon
Apartamenti ofron ndriçim natyral të bollshëm falë pozicionimit të favorshëm dhe ka një planimetri të rregullt që e bën çdo hapësirë funksionale dhe të shfrytëzueshme maksimalisht.
Ndërtesa është e qetë dhe e mirëadministruar, ndërsa zona përreth ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë të përditshme – supermarkete, farmaci, banka, qendra tregtare dhe linja të shumta urbane.
Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë.