Apartament 1+1 per Shitje ne Golem Për Shitje

96,000 €

Pershkrimi

Shitet apartament 1+1, i pozicionuar në një ndërtesë të re në ndërtim në zonën e Golemit, Durrës – një ndër zonat bregdetare më të preferuara për banim dytësor dhe investim.

Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 66.21 m², të organizuar në mënyrë funksionale dhe me ndriçim natyral, i përshtatshëm si për përdorim personal, ashtu edhe për investim me qëllim dhënie me qira sezonale apo afatgjatë.

Organizimi i brendshëm përfshin:
-Ambientin e ditës së bashku me ambientin e gatimit
-1 dhomë gjumi
-1 tualet
-Ballkon

Ndërtesa ndodhet në një zonë të qetë dhe të aksesueshme, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta, me potencial të lartë rritjeje të vlerës së pronës në të ardhmen. Pallati ofron standarde të reja ndërtimi dhe është projektuar për të ofruar komoditet dhe cilësi jetese pranë bregdetit.

Ky apartament përfaqëson një mundësi shumë të mirë për të pasur një pronë në një zonë në zhvillim dhe me kërkesë të lartë turistike.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2940
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: Duke u ndërtuar
  • Cmimi: 96,000 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 66 m2
  • Kati: 1