Vile per Qira Olive Grove Residence Për Qira

2,000 € /Muaj

Pershkrimi

Jepet me qira një vilë elegante në një nga komplekset më të kërkuara në periferi të Tiranës – Olive Grove Residence, e pozicionuar në Mullet, vetëm pak minuta larg nga TEG dhe rreth 15 minuta nga qendra e qytetit.

Me një sipërfaqe ndërtimi prej 202 m², kjo vilë ofron hapësira të bollshme dhe të mirëorganizuara , të rrethuara nga një kopsht privat prej rreth 150 m², ideal për çlodhje, argëtim familjar apo ambiente lojërash për fëmijë. Prona përfshin gjithashtu një garazh të mbyllur prej 20 m², si dhe një vend parkimi shtesë në hapësirën e jashtme.

Ambientet e brendshme përbëhen nga një sallon të madh me kuzhinë të integruar, 3 dhoma gjumi, ku suita master ndodhet në katin e sipërm dhe ofron privatësi të plotë, 3 banjo moderne, si dhe 3 ballkone që ofrojnë pamje panoramike mbi gjelbërimin përreth.

Rezidenca Olive Grove njihet për standardin e lartë të ndërtimit dhe komoditetin që ofron. Kompleksi është i rrethuar, me siguri 24/7, kamerat , shërbim mirëmbajtjeje, si dhe ambiente të përbashkëta rekreative si fusha sportive, parqe për fëmijë, dhe një zonë të gjelbër të dedikuar për banorët.

Qiraja mujore: 2,000 Euro.

Për më shumë informacion apo për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2949
  • Lloji i Pronës: Villa
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 2,000 €
  • Dhoma: 4
  • Dhomat e gjumit: 3
  • Tualetet: 3
  • Sip. Totale: 202 m2