Apartament 1+1 per Qira tek Kodra e Diellit Për Qira

800 € /Muaj

Pershkrimi

Jepet me qira një apartament modern 1+1, i pozicionuar në një ndërtesë cilësore me ashensor, pranë rezidencës së njohur dhe të sigurt “Kodra e Diellit”.

Apartamenti ofron një sipërfaqe funksionale dhe një planimetri të mirëorganizuar, me ndriçim natyral dhe ambiente të kuruara me kujdes, duke garantuar një jetesë komode dhe praktike për individë, çifte apo profesionistë.

Organizimi i brendshëm:
-Ambient ndenjeje dhe gatimi i përbashkët
-1 dhomë gjumi
1 tualet

Mundësi parkimi brenda ndërtesës me pagesë ekstra.

I pozicionuar në një nga zonat më të qeta, të pastra dhe të mirëorganizuara të Tiranës, ky apartament ndodhet në një lagje rezidenciale që ofron qetësi, siguri dhe një cilësi të lartë jetese. Zona është e rrethuar nga gjelbërim, ofron akses të lehtë në Unazën e Madhe, si dhe ndodhet shumë pranë shkollave, kopshteve, supermarketeve dhe faciliteteve të tjera të përditshme.

Kodra e Diellit është një nga rezidencat më të preferuara për banim, falë ndërtimit me standarde të larta, administrimit të rregullt dhe komunitetit të qetë dhe të sigurt.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Detajet e Pronës
  • ID e Pronës: Dielli2954
  • Lloji i Pronës: Apartment
  • Statusi i pronës: E re
  • Cmimi: 800 €
  • Dhoma: 2
  • Dhomat e gjumit: 1
  • Tualetet: 1
  • Sip. Totale: 65 m2